Osmani takon presidenten Metsola: Mbështetja nga Parlamenti Evropian – garancë për rrugën evropiane të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Bruksel është takuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se Parlamenti Evropian ka shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme vullnetin e popujve të BE-së, për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe nevojën e përshpejtimit të perspektivës evropiane.

Gjatë vizitës në Bruksel, ajo është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në takimin e Brukselit, ndër të tjera, do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Në një diskutim të hapur dhe përmbajtjesor me presidenten e Parlamentit, Roberta Metsola në Bruksel, diskutuam për nevojën që liderët e vendeve anëtare të BE-së ta reflektojnë vullnetin e Parlamentit, si dhe të jepet sinjal i qartë se vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane, e kanë vendin në BE”, ka theksuar Osmani pas takimit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Ndryshe, në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri te mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit.

“Unë çdo herë shkoj me shpresë, por pa shumë pritje.  Le të shpresojmë se nuk do të ketë një zhgënjim të radhës”.

Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për mediumin holandez, NRC, para vizitës së saj në Samitin e Bashkimit Evropian.

“Njerëzit nga Ukraina, Gjeorgjia dhe shtete të ndryshme të Amerikës Latine lejohet që të udhëtojnë lirshëm. Por unë – e vetmja – kam nevojë për vizë për ta përcjellë Samitin në Bruksel”, është shprehur Osmani.

Mosliberalizimin e vizave, Osmani e ka quajtur diskriminim të popullit të Kosovës.

“Është padrejtësi e madhe: diskriminim për një popull. Ne jetojmë në geto”.

Më tej, ajo ka folur edhe për procesin e anëtarësimit në BE, ku sipas saj, shteti i Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

“Ne jemi gati dhe e meritojmë” ka thënë ajo, duke shtuar se “Ne kemi kryer detyrat”, duke iu referuar raporteve ndërkombëtare në të cilat shënohet përparimi mbi demokracinë, lirinë e medias dhe të të drejtave të njeriut.

Osmani shpreson se realiteti i vitit 2022, në të cilin agresori ruse sulmoi  Ukrainën, do ta bëjë të gjithë BE-në të kuptojë se nuk duhet të përkulet para pretendimeve të Serbisë ndaj Kosovës dhe ngritjes së saj në Bosnje dhe Hercegovinë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika