Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do të heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës deri në fund të janarit.
Pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Osmani ka theksuar se ka marrë konfirmim nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se masat do të hiqen tërësisht.
“Gjatë bisedimeve intensive me partnerët tanë, u vendos që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës. Një pjesë e madhe hiqet menjëherë, ndërsa pjesa tjetër në fund të janarit. Po ashtu, fondet e bllokuara do të zhbllokohen, një pjesë menjëherë dhe pjesa tjetër në fund të janarit”, ka deklaruar Osmani drejtëpërdrejt në Facebook.