Osmani u bën thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimin nëpër Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një apel të drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë vendit, veçanërisht ata që planifikojnë të kthehen në Kosovë për festat e fundvitit, të shmangin kalimin nëpër territorin e Serbisë.

Thirrja e saj erdhi të martën, përmes një njoftimi në Facebook, pas takimit me ish-policin Arbnor Spahiu, i cili u lirua javën e kaluar nga autoritetet serbe.

“Dje prita në takim ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiun, i cili është liruar nga paraburgimi në Serbi pas disa muajsh mbajtjeje peng. Arbnorit i urova gjithë të mirat pranë familjes së tij dhe një rikthim sa më të lehtë në normalitet.

Qytetarëve tanë që jetojnë jashtë Kosovës dhe që mund të udhëtojnë drejt vendit sidomos gjatë festave të fundvitit, u bëj thirrje të shmangin kalimin nëpër Serbi, pasi atje vazhdojnë të jenë në pushtet struktura që nuk dallojnë në mendësi nga regjimi i kaluar serb”, ka shkruar Osmani.

Apeli i presidentes vjen pas një rasti tjetër të arrestimit nga autoritetet serbe të një ish-pjesëtari të UÇK-së.

Serbia arreston një ish-pjesëtar të UÇK-së

Të fundit nga rubrika