Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë.
Zyra e Presidentes bën të ditur se Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello, njofton Dukagjini.
Gjatë vizitës njëditore në Slloveni, Osmani pritet të zhvillojë një takim bilateral me Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Lubjanë, Osmani do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič.
Sipas njoftimi thuhet se Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.