Osmani udhëton në Zvicër, përfaqëson Kosovën në Samitin e Paqes për Ukrainën

Presidentja Osmani është ftuar në samit nga presidentja e Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd, i cili do të mbahet në fundjavën e 15 dhe të 16 qershorit

Presidentja Vjosa Osmani, i uron shërim të shpejtë princeshës së Uellsit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar në Zvicër, ku do ta përfaqësojë vendin në Samitin e Paqes për Ukrainën.

Kështu ka njoftuar zyra e Presidencës.

Presidentja Osmani është ftuar në samit nga presidentja e Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd, që do të mbahet në fundjavën e 15 dhe të 16 qershorit.

Në të pritet të jenë të pranishëm edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e liderë të shumë shteteve.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentes së Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd, ka udhëtuar për në Zvicër, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainë. Në Samit, i cili do të mbahet më 15 dhe 16 qershor 2024 në Bürgenstock, afër Lucernit, Presidentja Osmani do të jetë krahas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Presidentes së Zvicrës, Viola Amherd, si dhe afër 100 liderëve e përfaqësuesve të tjerë nga e mbarë bota”, thuhet në njoftim.

Siç njofton presidenca, samiti i nivelit të lartë, i cili do t’i mbledhë liderët botërorë për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën, do të përqendrohet edhe në rëndësinë kritike të arritjes së paqes në Ukrainë.

Në komunikatë thuhet se Osmani do ta riafirmojë përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore, si dhe se do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme.

Sipas njoftimit, Osmani do të ketë takime edhe me liderë të tjerë në kuadër të këtij samiti.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika