Osmani udhëton për në Gjermani, takohet me Steinmeier

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të takohet me homologun gjerman, Walter-Steinmeier

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani, ku do të takohet me homologun e saj gjerman, Frank Walter-Steinmeier.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Osmani do të ketë takime të ndara me ministra e deputetë gjermanë, teksa do të marrë pjesë edhe në edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin.

Sipas njoftimit, Osmani do të jetë folëse në sesionin ‘Dialogu i Liderëve’ në kuadër të Berlin Global Dialogue.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani. Gjatë kësaj vizite do të ketë takim pune me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter- Steinmeier. Gjithashtu, Presidentja Osmani do të realizojë takime të ndara me ministra e deputetë gjermanë. Presidentja Osmani do të jetë folëse në sesionin Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue me ç’rast do të diskutojë në temën: “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”, thuhet në njoftim.

Osmani do të marrë pjesë edhe në Festivalin Shqiptar të Gastronomisë në Berlin.

“Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin me ç’rast do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve”, vijon tutje njoftimi.

Ndryshe, Presidentja Osmani vizitën zyrtare bilaterale në Gjermani me ftesë të Presidentit Steinemier e ka realizuar në shtator të vitit 2021 ku është pritur me nderime ushtarake. Pas vizitës zyrtare bilaterale, ajo gjatë kësaj periudhe tre vjeçare ka pasur edhe një sërë takimesh pune e telefonata me Presidentin Steinmeier, i cili është përkrahës i fuqishëm i të ardhmes euroatlantike të vendit tonë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika