Osmani uron festën e Fitër Bajramit: U pranofshin lutjet tuaja

Mëngjesin e hershëm të së premtes është falur namazi i Fitër Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës. Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se Osmani ka uruar që lutjet e qytetarëve të pranohen, si dhe të njëjtit t’i përcjellë shëndeti dhe jo vetëm

Presidentja, Vjosa Osmani (Foto: Valdrin Xhemaj/pixells)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ua ka uruar festën e Fitër Bajramit qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se Osmani ka uruar që lutjet e qytetarëve të pranohen, si dhe të njëjtit t’i përcjellë shëndeti dhe jo vetëm.

“Uroj që Fitër Bajrami të kalojë në atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi. Kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër breza. Le të shërbejë kjo ditë feste për t’u afruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë. U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja! Me fat Fitër Bajramin!”, thuhet në urim.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Në mëngjesin e Fitër Bajramit, myslimanët ndjekin lutjet e veçanta në xhami ose vende të jashtme. Namazet pasohen nga një predikim dhe më pas njerëzit shkëmbejnë përshëndetje me njëri-tjetrin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika