Osmani: Vendimi i GjND-së, pikë referimi për shtetet ta njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane

Presidentja Osmani, me rastin e 13-vjetorit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pro pavarësisë së Kosovës, ka thënë se kjo ka konfirmuar që pavarësia e shtetit tonë nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e 13-vjetorit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pro pavarësisë së Kosovës, ka thënë se kjo ka konfirmuar që pavarësia e shtetit tonë nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

“13 vjet më vonë, kjo pikë referimi mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”, ka shkruar Osmani.

Në këtë të shtune janë bërë 13 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika