Organizata e Veteranëve të Luftës ka njoftuar se këtë të shtunë janë pritur në një vizitë nga Arqipshekvi Vincenzo Paglia, i cili është Këshilltar papnor i Akademisë Papnore për Jetën dhe figurë e njohur me ndikim në Vatikan.
OVL-UÇK ka bërë të ditur se gjatë takimit u zhvillua një dialog i hapur e miqësor mbi rëndësinë e së vërtetës historike, kujtesës kolektive dhe respektit për sakrificën e atyre që kanë luftuar për liri, njofton Dukagjini.
“Gjatë takimit u zhvillua një dialog i hapur e miqësor mbi rëndësinë e së vërtetës historike, kujtesës kolektive dhe respektit për sakrificën e atyre që kanë luftuar për liri. U theksua domosdoshmëria që çdo proces drejtësie të mbështetet në parimet e barazisë, humanizmit dhe dinjitetit njerëzor. Arqipeshkv Paglia shprehu mirëkuptim dhe vlerësim për përpjekjet e komunitetit të luftëtarëve të lirisë në ruajtjen e së vërtetës dhe në promovimin e paqes përmes kujtesës dhe dialogut” thuhet në njoftimin e OVL-së.