OVL-ja përkujton dëshmorët e rënë në dhjetor: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë sonë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kujtuar të gjithë të rënët e muajit dhjetor.

OVL-ja vlerëson se dhjetori erdhi i rënë mbi tokën e Kosovës, i mbushur me gjak lirie dhe me betimin e bijve e bijave më të mirë të saj, njofton Dukagjini.

“Ata ranë për t’u bërë dritë, u flijuan për t’u bërë themel, u përjetësuan për t’u bërë histori. Dëshmorët e rënë gjatë luftës tonë çlirimtare në muajin dhjetor: Afrim Maliqi, Hida Hoti, Hysni Duraku, Hyzri Talla, Ilir Durmishi, Isak Hoti, Ismet Hoti, Muhamet Malsori, Sedat Hoti, Selman Miftari, Sinan Hoti, Skënder Hameli, Mervete Maksutaj, Xhavit Lleshi, Avni Kutllovci, Afrim Musliu, Agim Elshani, Agim Mëziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Xhylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Hazir Kryeziu, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Isai Morina, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Maliq Karaqica, Mevlan Hoxhaj, Muhamet Dervishi, Mujë Krasniqi, Naser Kelmendi, Osman Berisha, Qamil Olluri, Qenë Qenaj, Ramadan Elshani, Rifat Mëziu, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Xhevat Thaqi, Agim Mëziu, Mentor Ibriqi, Dominik Pergega, Valon Mala, Jahë Kabashi, Avni Selmani, Bajram Murati, Fatmir Selmani, Isa Havolli, Ismet Derguti, Lulzim Jashari, Miftar Zejnullahu, Skender Zejnullahu, Jetullah Kastrati, Remzi Demolli, Mehë Uka, Ibrahim Shabani, Avni Halilaj”, thuhet në njoftimin e OVL-së.

OVL e UÇK-së i ka përkujtuar me nderim të përjetshëm dëshmorët e rënë gjatë luftës tonë çlirimtare në muajin dhjetor.

“Sakrifica e tyre është themeli i lirisë sonë, amaneti që na obligon” thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika