Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, që po zhvillohet në Stadiumi Fadil Vokrri.
45 minutat e para u karakterizuan nga një lojë e hapur dhe dinamike, ku të dyja përfaqësueset krijuan raste të mira për shënim, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.
Rastin më të mirë për Kosovën e pati Fisnik Asllani, i cili goditi shtyllën, duke qenë shumë pranë golit që do ta çonte në epërsi kombëtaren vendase. Në anën tjetër, edhe Turqia u tregua e rrezikshme në disa aksione.