Pa patentë dhe me veturë pa regjistrim – 17-vjeçari nuk i ndalet Policisë, përfshihet në aksident

Një i mitur ka shkaktuar aksident trafiku pasi nuk i është ndalur patrullës së Policisë së Kosovës në Ferizaj, duke kryer një sërë kundërvajtjesh në komunikacion, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 5 janar, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku personi me inicialet E.A. (17 vjeç), duke drejtuar një automjet VW Golf me targa vendore, ka injoruar shenjën “STOP” të dhënë nga policia dhe nuk është ndalur për kontroll.

Pas mosndaljes, i dyshuari ka vazhduar lëvizjen dhe në rrugën magjistrale në fshatin Bibaj të Ferizajt, ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale, pasi është përplasur me një automjet tjetër.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit, policia ka konstatuar se i mituri nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa automjeti që drejtonte ishte i paregjistruar, me afat regjistrimi të skaduar që nga 13 tetori 2024.

“Një person nuk i ndalet patrullës së policisë dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj
Njësitë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndërmarrë veprime ndaj një personi për disa kundërvajtje në trafik.

Më datë 05.01.2026, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, personi E.A. (17 vjeç), duke lëvizur me automjetin VW Golf me targa vendore, nuk është ndalur në shenjën stop të dhënë nga policia.

Më pas, duke vazhduar lëvizjen, në rrugën magjistrale në fshatin Bibaj të Ferizajt, ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale, duke u përplasur me një automjet tjetër.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se i dyshuari nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa automjeti që drejtonte ishte i paregjistruar, me afat regjistrimi të skaduar që nga 13.10.2024.

Për këto kundërvajtje, policia ka ndërmarrë këto masa:
-150 euro gjobë për mosndalje në shenjën “STOP” të policisë
-250 euro gjobë për shkaktim të aksidentit të trafikut
– 200 euro gjobë për drejtim të automjetit me afat të skaduar të regjistrimit
– Është inicuar rast për gjykatë për kundërvajtje për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, si dhe automjeti është konfiskuar përkohësisht.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë qytetarët që të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi dhe të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika