Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij në dokumentet e publikuara nga dosja e Jeffrey Epstein.
Ai e përshkruan situatën si një rast pabesie shumëvjeçare nga një person të cilit i kishte besuar për mbi 20 vjet.
Pacolli thotë se veprimet e këtij personi kanë përfshirë mashtrime, falsifikim dokumentesh, përbuzje, gënjeshtra, tentativë për poshtërim dhe vjedhje, duke tentuar të dëmtojnë reputacionin, moralin dhe pronën e tij.
Ai paralajmëron se do të publikojë faktet e sakta për këto veprime përmes gjykatave penale dhe civile në Kosovë, Shqipëri, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Libi.
Po ashtu, Pacolli ka nisur të përmbledhë këtë përvojë edhe në një libër, me qëllim të rrisë vetëdijen për pasojat e pabesisë dhe të japë një mesazh për ata që ndodhen në situata të ngjashme.