Padia e Teksasit ndaj Google: “Incognito” nuk është privat

Modaliteti privat "Incognito", sipas Google, nuk ruan asnjë informacion, por Teksasi, Indiana dhe Distrikti i Kolumbisë kanë hapur padi, pasi sipas tyre vendndodhja dhe historia ruhen

Ilustrim

Google mbledh të dhëna edhe pse përdoruesit mendojnë që këto të dhëna janë anonim në qoftë se përdorin “shfletimin privat”, ka pohuar Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton, të enjten e 19 majit, i cili ka hapur padi të ndryshuar për privatësi kundër Aplphabet Inc.

Paditë u ngritën nga Indiana, Teksasi, Shteti i Washingtonit dhe Distrikti i Kolumbisë kundrejt Google në muajin janar, në gjykata shtetërore, mbi ato që i quajtën praktika mashtruese të gjurmimit të vendndodhjes, ku sipas tyre kjo gjë hyn në privatësinë e përdoruesit.

Lideri i sistemit të kontrollit të aksesit Paxton në padinë e hapur ka shtuar edhe modalitetin “Incognito” i cili gjendet te google. Sipas tij, ajo nuk tregon gjurmët dhe as historinë e kërkimit.

Në padi thuhet se Google ofron opsionin e këtij “shfletimi privat” që mund të përfshijë disa gjëra më personale, si për shembull bindjet politike, historinë mjekësore dhe të tjera.

“Google mbledh në mënyrë mashtruese një sërë të dhënash personale edhe kur një përdorues ka përfshirë modalitetin “Incognito”, thuhet në padi, raporton Reuters, përcjell Portali D.

Ilustrim

“Regjistrimi i Paxton është përsëri i bazuar në pretendime të pasakta dhe pohime të vjetruara në lidhje me cilësimet tona”. Ne gjithmonë kemi ndërtuar veçori të privatësisë në produktet tona dhe kemi ofruar kontrolle të forta për të dhënat e vendndodhjes”, ka thënë kompania e Google.

“Ne i kundërshtojmë fuqimisht këto pretendime dhe do të mbrohemi fuqishëm për të rregulluar rekordin”, shtuan ata.

Google ka një cilësim “Historiku i vendndodhjes” dhe informon përdoruesit nëse e çaktivizojnë atë “vendet ku shkoni nuk ruhen më”, thuhet nga paditësit e Teksasit.

Një akuzë tjetër ishte edhe gjatë muajit janar nga një gjykatës i Arizonës, ku ai kishte shtuar se Google mashtron përdoruesit me cilësime të paqarta të gjurmimit të vendndodhjes.

Ndër të tjera, ky modalitet siç e dijmë është një funksion i cili nuk gjurmon historinë e kërkimit apo vendndodhjen. Pra, historia që keni në të nuk ruhet sipas google, por paditë të cilat janë hapur thonë të kundërtën.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika