Pal Lekaj: Qeveri, Zoti ju vraftë

Pal Lekaj, nga AAK-ja i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me fjalët “Qeveri Zoti ju vraftë”, ky reagim i tij ka ardhur pasi Kuvendi i Kosovës nuk ka votuar pro Projektligjit për Trustin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj

Një urim të pazakontë e ka pasur deputeti i AAK-së Pal Lekaj, drejtuar Qeverisë së Kosovës.

Në një status në Facebook, ai ka shkruar me shkronja të mëdha “QEVERI, ZOTI JU VRAFTË”.

Ky reagim i tij, ka ardhur pasi Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin i cili do të mundësonte tërheqjen e 30% të kursimeve pensionale nga qytetarët.

Me 44 vota për, 57 kundër dhe vetëm një abstenim, projektligji për Trustin nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë temë, u zhvillua debat i gjerë, me akuza e kundërakuza në mes të përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës.

Kategorikisht kundër këtij projektligji është shfaqur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se një veprim i tillë do ta dëmtonte të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Ndërkaq, deputetët e opozitës, thirreshin në pasojat e krizës ekonomike që ka ndikuar në vend.

Sipas tyre, kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, është kërkesë e qytetarëve dhe jo e tyre.

Me kërkesë për miratim të projektligjit për Trust ishin mbajtur dy protesta para Kuvendit të Kosovës, ku kishin marrë pjesë qytetarë dhe pjesëtarë të partive politike opozitare.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika