Palokaj për liberalizimin: Për herë të parë në Samit nuk kemi dëgjuar asnjë zë kundër

Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave, por sipas tij nuk është mirë të krijohen pritje

Augustin Palokaj, gazetar në Bruksel

Ka vazhduar punimet në Bruksel, Samiti i Bashkimit Evropian me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por me tema të tjera, jo shumë të rëndësishme se që ishin dje.

Megjithëse dje kishte shpresa se do të lëvizte diçka drejt liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk doli diçka konkrete nga ky samit.

Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka folur në emisionin Magazina me Blerina Neziri dhe Lirik Sylmetaj, në Radio Dukagjini për ecurinë e Samitit dhe pritshmëritë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Edhe pse Kosova vazhdon të mos e gëzojë të drejtën e lëvizjes së lirë, Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se vendi i ka plotësuar kushtet, Palokaj shton se nuk ka qenë mirë të krijohen pritje, pasi sipas tij, Samiti në Bruksel nuk është vendi ku merren vendime të tilla e as që ka qenë në rend dite vendimi për liberalizimin e vizave.

“Liberalizimi i vizave nuk e ka vetëm një stacion, ku merret një vendim dhe gjithçka kryhet”.

Blerina Neziri dhe Lirik Sylmetaj, gazetar në Rtv Dukagjini

“Dje kemi dëgjuar mesazhe të forta politike, si kurrë më parë, nga liderët e shumë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Dhe për herë të parë nuk kemi dëgjuar asnjë zë kundër, asnjë zë skeptik dhe ky është një ndryshim i madh në qasjen e Bashkimit Evropian”, ka thënë Palokaj.

Palokaj, e vlerëson pozitiv edhe mesazhin e qartë politik, që u tha se duhet të ecet drejt liberalizimit të vizave, ndërsa vendimi sipas tij, mund të merret pasi që të kryhen procedurat në grupet punuese.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë Kosova për të përshpejtuar procesin, Palokaj ka thënë se duhet të vazhdohen kontaktet me vendet e BE-së, e sidomos me Francën dhe Holandën të cilat vazhdojnë me qëndrim skeptik për liberalizimin e vizave.

Ai shprehet optimist por sipas tij, nuk është kryer e gjithë puna.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika