Pamje nga momenti i sulmit në një qendër tregtare në Kopenhagë

Janë publikuar disa pamje nga momentet e sulmit, ku shihen qytetarët, të cilët posa dëgjuan të shtënat filluan të iknin

Pamje nga vendi i ngjarjes. Foto: Reuters

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një qendër tregtare në Kopenhagë, duke lënë të vrarë një numër të paspecifikuar njerëzish dhe duke plagosur disa të tjerë.

Nga të shtënat masive, përmes disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, shihet i dyshuari i armatosur teksa zhvillon sulmin.

“Të shtëna masive në qendrën tregtare në Kopenhagë, Danimarkë. Disa viktima. Personi i armatosur shihet këtu në video”, ka shkruar një qytetar në Twitter.

Qytetarët, të cilët sapo dëgjaun të shtënat, siç shihen në video, kanë filluar të iknin.

Sulmuesi i dyshuar, i cili është në paraburgim, është një 22-vjeçar. Ai është arrestuar pranë qendrës tregtare Field’s. Kështu ka deklaruar inspektori i policisë, Soren Thomassen.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë detaj të mëtejshëm për viktimat apo të dyshuarit.

Ndërkohë, spitali kryesor i kryeqytetit danez, Rigshospitalet, ka pranuar një “grup të vogël pacientësh”, për trajtim.

Kështu është shprehur një zëdhënës për Reuters, teksa ka shtuar se spitali ka thirrur staf shtesë, duke përfshirë kirurgë dhe infermierë.

Qendra tregtare është në periferi të Kopenhagës, përballë një linje metroje që lidh qendrën e qytetit me aeroportin ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika