Papa Leo: S’kam asnjë synim të debatoj me Trumpin

Papa Leo XIV ka deklaruar se nuk ka “asnjë synim për të debatuar” me presidentin amerikan Donald Trump, pas kritikave të këtij të fundit ndaj qëndrimeve të tij për luftën në Lindjen e Mesme.

Duke folur për mediat, Papa Leo XIV tha “unë nuk jam politikan”, duke shtuar se mesazhi i tij mbetet i njëjtë: promovimi i paqes.

Ai mbrojti deklaratat e mëhershme, ku i kishte bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i japë fund “çmendurisë së luftës” dhe kishte dënuar përdorimin e gjuhës fetare për justifikimin e konflikteve.

Në përgjigje, Trump e kishte quajtur Papën “të tmerrshëm”, duke shtuar se është “i dobët ndaj krimit dhe i dobët në politikën e jashtme”.

Papa Leo XIV theksoi gjithashtu se thirrjet e Vatikanit për paqe dhe pajtim bazohen në Ungjill dhe se ai nuk frikësohet nga administrata Trump.

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët ndaj krimit dhe i tmerrshëm për politikën e jashtme

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika