Paraburgim për arsimtarin, dyshohet se dhunoi seksualisht nxënësin

Fabrika e metalit në Gjakovë ka qenë vendi ku arsimtari me inicialet Xh.S ka dhunuar një nxënës

Një mësimdhënësi në Gjakovë me inicialet Xh.S, emër i njohur për redaksinë, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi dyshohet se ka dhunuar seksualisht një nxënës të mitur.

Xh.S dyshohet t’i ketë shkaktuar të miturit edhe dëmtime në organet gjenitale. Sipas informacioneve të sigururara nga RTV Dukagjini, dyshohet se mësimdhënësi këtë vepër të rëndë penale e kreu prapa fabrikës së metalit në Gjakovë.

Sipas informacioneve të RTV Dukagjinit, mësimdhënësi fillimisht e kishte kontaktuar të miturin përmes rrjeteve sociale.

Në bisedë, 58 vjeçari i kishte kërkuar ndihmë nxënësit për disa punë fizike.

E i mituri që është nga radhët e komuniteteve, kishte pranuar që mësimdhënësit t’i ofrojë ndihmë.

Mirëpo, Xh.S, me të futur në veturë viktimën, dyshohet se ia kishte mbyllur dyert dhe bashkë me të ishte nisur në drejtim të pjesës së pasme të fabrikës së metalit.

Në fabrikën e metalit, rreth orës 16:00, sipas dosjes së prokurorisë, kishte nisur ta ledhatonte të miturin.

Madje, duke provuar që të kryente marrëdhënie intime, Xh.S dyshohet t’i ketë shkaktuar dëmtime viktimës në organet gjenitale.

Këto dëmtime i ka konfirmuar për televizionin edhe avokati i të dyshuarit, Prek Lokaj.

Lokaj përmes telefonit ka thënë se këto dëmtime ekzistojnë, mirëpo ka theksuar se klienti i tij nuk e ka pranuar kryerjen e kësaj vepre penale.

Xh.S tash e disa ditë ndodhet në paraburgim.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet Xh.S, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi dhe e njëjta kërkesë është aprovuar nga Gjykata kompetente në Gjakovë”, ka thënë Yllka Juniku Shehu, Zëdhënëse e Prokurorisë.

Këtë kërkesë të Prokurorisë, e ka aprovuar edhe Gjykata.

“Sipas kërkesës, “Me datën 06 maj 2022 rreth orës 16:00 në Gjakovë, rr.”Pjetër Bogadani”, e detyron personin tjetër, të dëmtuarin e mitur të kryej akt seksual pa pëlqimin e tij,. Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë”, ka thënë Gjykata Themelore e Gjakovës.

Xh.S është mësimdhënës me përvojë në rajonin e Gjakovës.

Ai do të qëndrojë në paraburgim deri më 5 qershor. Deri në këtë datë, Gjykata pritet të vendosë nëse do t’ia vazhdojë ose jo paraburgimin.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika