Parandalohen dy raste të kontrabandimit me pije alkoolike

Policia e Kosovës, në një operacion të suksesshëm në zonën kufitare, lindje, ka parandaluar dy raste të kontrabandimit me pije alkoolike, duke konfiskuar një sasi prej 64 arkave me nga 20 shishe

Pijet alkoolike të paligjshme të konfiskuara nga Policia e Kosovës, 27 qershor 2023.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në zonën kufitare, lindje, janë ndaluar dy vetura me targa të Serbisë në dy raste të ndara, duke arritur kështu të parandalojnë kontrabandimin me mallra.

Në rastin e parë, të martën rreth orës 00:25, një automjet Mercedes është ndaluar në hyrje të fshatit Pasjan, i drejtuar nga një person i dyshuar me inicialet M.S.

Gjatë kontrollit të kësaj veture janë gjetur dhe konfiskuar 35 arka me 20 shishe pije alkoolike.

Në rastin e dytë, në të njëjtën datë dhe në të njëjtën zonë, një tjetër automjet Mercedes me targa të Serbisë është ndaluar dhe është drejtuar nga një person i dyshuar me inicialet Z.I.

Gjatë kontrollit të kësaj veture janë gjetur dhe konfiskuar gjithashtu 29 arka me 20 shishe pije alkoolike.

“Në kuadër të planit operacional të Task Forcës, në zonën kufitare ‘Lindje’, Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka bërë parandalimin e kontrabandimit me mallra.Me datën 27.06.2023 rreth orës 00:25 në hyrje të fshatit Pasjan është ndaluar vetura Mercedes me targa të Serbisë, e drejtuar nga i dyshuari M. S., si dhe vetura tjetër po ashtu Mercedes me targa të Serbisë e drejtuar nga i dyshuari Z. I” thuhet në njoftim të Policisë.

Mallrat e konfiskuara janë përcjellë në terminalin doganor në bashkëpunim me prokurorin kujdestar.

Ndërsa, rasti po vazhdon të hetohet nga njësiti kompetent i Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika