Parandalohen mallra të kontrabanduara në kufi me Serbinë, lirohen të dyshuarit

Policia e Kosovës dje gjatë realizimit të detyrave të tyre në brezin kufitarë me Serbinë, në dy raste të ndara ka ndaluar dy vetura që bartnin mall të kontrabanduar

Policia e Kosovës njofton se në dy raste të ndara janë ndaluar dy vetura që bartnin mall të kontrabanduar.

Kjo ka ndodhur kur zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, dje gjatë realizimit të detyrave të tyre në brezin kufitar me Serbinë.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën Muçibabë – Pasjan, ku i dyshuari serb J.J, po voziste veturën me targa vendore. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral.

Edhe rasti i dytë ka ndodhur dje në rrugën Muçibabë – Pasjan, ku njësitet e TASKFORCËS e DRPK Lindje, kanë vërejtur që nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës po vinte një veturë, me të cilën, dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall.

Policia ka ndaluar të dyshuarin serb M.S, i cili po voziste veturën me targa vendore. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur dy paketa mish dhe 640 shishe me birra.

Lidhur me të dyja rastet është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen, ndërsa malli i lartshënuar së bashku me automjetet të dorëzohen në Terminalin Doganor.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika