Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari me eksploziv

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e një 37-vjeçari në Tiranë, i dyshuar për përgatitje të veprimtarive kriminale dhe për posedim të arsenalit të rrezikshëm, përfshirë lëndë eksplozive, armë zjarri dhe pajisje të tjera ilegale.

Sipas policisë, operacioni i koduar “Kontigjenti” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda, pas informacioneve operative dhe kontrolleve të intensifikuara për garantimin e sigurisë publike.

Gjatë ndalimit, 37-vjeçari, banues në Paskuqan, po lëvizte me një motomjet pa targa dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalim, duke vijuar lëvizjen me shpejtësi. Në momentin e ndalimit, ai kishte të vendosur edhe një maskë silikoni.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi, sasi lënde eksplozive të gatshme për shpërthim, 10 litra lëndë djegëse, një pistoletë me municion, një maskë silikoni, një motomjet pa targa, i dyshuar si i vjedhur.

Nga hetimet paraprake, policia dyshon se i arrestuari është i përfshirë edhe në dy ngjarje të mëparshme kriminale në Paskuqan.

Më 3 tetor 2025, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt banesës së një shtetasi në rrugën “Besim Cera”, ndërsa më pas ka djegur automjetin e përdorur gjatë krimit në afërsi të urës së Tapizës.

Ndërsa më 17 tetor 2025, në rrugën “Unaza e Madhe” në Paskuqan, dyshohet se ka hedhur një sasi lënde plasëse në një banesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia thotë se hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tij kriminal dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika