Paraqitje e mahnitshme e Filharmonisë së Kosovës në Lisbonë

Kori dhe orkestra e Filarmonisë së Kosovës performuan gjatë mbrëmjes në Qendrën e Kulturës Belem

105 pjesëtarë të korit dhe orkestrës së Filarmonisë së Kosovës performuan gjatë mbrëmjes së 20 marsit në Qendrën e Kulturës Belem.

U interpretuan vepra Baresha e Rexho Mulliqit dhe Nexhmije Pagarushës, Rrugëtimi nga Valton Beqiri, Mesha për Paqe e Karl Jenkins dhe për nderë të pritjes nga ana portugeze, performuan veprën Cancao do Mar, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës e Kosovës.

Ky koncert shumë i veçantë që po mbahet në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali u prit tejet mirë nga publiku.

Performanca e radhës e Filharmonisë do të mbahet me datën 22 mars, në Katedralen e Bragës.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika