Instituti Hidrometeorologjik njofton se të shtunën do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në mëngjes do të ketë mjegull e cila në disa zona do të mbetet e qëndrueshme gjatë gjithë ditës, njofton Dukagjini.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.