Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe borë të dobët në zonat malore.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e IHMK-së, të shtunën parashihet mot i vranët, me riga shiu vende-vende teksa në viset e larta malore, vranësirat pritet të sjellin edhe fjolla të dobëta bore, njofton Dukagjini.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 4 deri në 6 gradë Celsius.