Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët.
Sipas njoftimit, vranësirat parashihet që vende-vende të sjellin edhe riga shiu të përziera me borë, njofton Dukagjini.
Temperaturat minimale parashihet të sillen nga 0 deri në 2 gradë Celsius.
Ndërkaq temperaturat maksimale parashihet të jenë nga 2 gradë deri në 4 gradë Celsius.