Parashikimi i motit për sot, parashihet të bie borë

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHMK-së për shkak të uljes së temperaturave në viset malore parashihet të bie borë, njofton Dukagjini.

Reshjet e borës mund të përhapen edhe në disa zona mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

Të fundit nga rubrika