Parashikimi i motit për të mërkurën 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ditën e mërkurë, duke bërë të ditur se vendi do të përballet me kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe vranësira të dendura.

Sipas institutit, dita do të karakterizohet kryesisht nga mot i vranët, ndërsa në zona të caktuara priten edhe riga të dobëta shiu.

Temperaturat e mëngjesit do të luhaten ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius. Gjatë ditës, vlerat maksimale pritet të arrijnë 10 deri në 13 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugperëndimor, me intensitet të ulët deri mesatar, në shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

Të fundit nga rubrika