Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ditën e mërkurë, duke bërë të ditur se vendi do të përfshihet nga vranësira të dendura dhe reshje sporadike shiu në disa zona.
Sipas njoftimit, dita do të karakterizohet kryesisht nga mot i zymtë dhe i lagësht, ndërsa reshjet pritet të jenë të dobëta dhe të shpërndara.
Temperaturat e mëngjesit pritet të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius.
Në orët e pasdites temperaturat maksimale do të ngrihen lehtë, duke arritur nga 6 deri në 9 gradë Celsius.
Ndërkohë, era pritet të fryjë kryesisht nga drejtimi jugperëndimor me një shpejtësi të ulët, prej 1 deri në 6 metra për sekondë.