Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e mërkurë pritet të sjellë mot kryesisht të vranët, me intervale me diell në disa rajone.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 7 deri 10 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi mesatare 1 deri 4 metra në sekondë.