Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e mërkurë do të karakterizohet nga mot i vranët, me intervale të herëpashershme me diell në pjesë të ndryshme të vendit.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C dhe 2°C, ndërsa gjatë ditës pritet rritje e temperaturave maksimale nga 14°C deri në 17°C.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.
