Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e premte do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me diell dhe vranësira të shpërndara nëpër gjithë territorin e vendit.
Parashikimi tregon se në disa zona vranësirat mund të intensifikohen përkohësisht, duke sjellë edhe riga lokale shiu, por pa reshje të konsiderueshme.
Temperaturat minimale do të luhaten mes -1 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 4 deri në 6 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.