Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ditën e premte, duke bërë të ditur se vendi do të përfshihet nga vranësira të shumta dhe reshje të herëpashershme shiu.
Sipas IHK-së, dita do të dominohet nga moti kryesisht i vranët, ndërsa riga të lehta shiu pritet të bien në intervale të ndryshme kohore, veçanërisht në zonat qendrore dhe perëndimore të vendit.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 1°C, ndërsa maksimalet do të luhaten mes 8 dhe 11°C.
Ndërkohë, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.