Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti për ditën e premte do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell në disa zona.
Temperaturat minimale pritet të luhaten ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë 7-9 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.