Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën, më 21 dhe 22 mars 2026, duke bërë të ditur se vendi do të përfshihet nga mot i ftohtë, por kryesisht stabil.
Të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 10 gradë.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
Ndërkaq, të dielën moti do të jetë më i vranët, por me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të mbeten të njëjta, nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë.
Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.
