Paris: Dënohet me burgim të përjetshëm terroristi, Salah Abdeslam

Salah Abdeslam është personi i vetëm i cili ka mbijetuar nga ekipa e cila organizoi sulmin terrorist me 13 nëntor të vitit 2015 në kryeqytetin francez. I njëjti është dënuar me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht

Ilustrim

Salah Abdeslam, i vetmi i mbijetuar i të ashtuquajturit ekipi ekstremist i Shtetit Islamik që organizoi dhe drejtoi sulmin e vitit 2015 në teatrin Bataclan në Paris, është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.

Përveç Abdeslamit, të akuzuar kanë qenë edhe 19 burra të tjerë të cilët kanë luajtur role kritike në sulmet më të këqija të vendit në kohë paqeje, të njëjtit u shpallën fajtorë “për të gjitha akuzat” të mërkurën e 29 qershorit.

Vetëm 14 prej tyre janë paraqitur në gjykatë, ndërsa gjashtë të tjerë janë gjykuar në mungesë.

Sulmet me armë dhe bombë të 13 nëntor 2015 lanë të vrarë 130 njerëz në të gjithë kryeqytetin francez, raporton euronews.

Dënimi i përjetshëm pa lirim me kusht është më i rëndi sipas ligjit penal francez dhe jashtëzakonisht i rrallë, pasi shumica e atyre që janë dënuar me burgim të përjetshëm kanë të drejtën e apelit pas 18 deri në 22 vjet.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika