Parlamenti iranian i shpall ushtritë evropiane si “grupe terroriste”

Irani ka shpallur ushtritë evropiane si “organizata terroriste”, në përgjigje të vendimit të Bashkimit Evropian për ta futur Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) në listën e organizatave terroriste, pas shtypjes së përgjakshme të protestave të fundit në vend.

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi të dielën se vendimi është marrë në bazë të “Nenit 7 të Ligjit për Kundërmasa ndaj Shpalljes së IRGC-së si Organizatë Terroriste”, shkruan Aljazeera, transmeton Dukagjini.

Ai akuzoi Evropën për, siç tha, “bindje të verbër ndaj Shteteve të Bashkuara”, duke shtuar se ky veprim bie ndesh me interesat e vetë qytetarëve evropianë.

Vendimi i BE-së u njoftua të enjten nga shefja e politikës së jashtme të Unionit, Kaja Kallas, e cila theksoi se represioni ndaj protestuesve në Iran “nuk mund të mbetet pa përgjigje”.

Sipas organizatës Human Rights Activists News Agency, gjatë protestave mbarëkombëtare që nisën më 28 dhjetor për shkak të krizës ekonomike, por u shndërruan në një sfidë serioze për regjimin, janë konfirmuar 6.713 viktima. Autoritetet iraniane, nga ana tjetër, kanë pranuar mbi 3.100 të vrarë.

Gjatë kulmit të protestave, qeveria iraniane ndërpreu aksesin në internet dhe rrjetet mobile në mbarë vendin.

IRGC-ja është një degë e fuqishme e ushtrisë iraniane, e themeluar pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, dhe raporton drejtpërdrejt te lideri suprem Ali Khamenei, duke luajtur rol kyç në mbrojtjen dhe ndikimin rajonal të Iranit.

Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh të shtuara, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar disa herë veprime ushtarake. Megjithatë, ai ka deklaruar së fundmi se Teherani dhe Uashingtoni janë duke zhvilluar bisedime serioze për negociata.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika