Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Kurti fton liderët e partive për takim të shtunën

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetues përcakton se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u takon të gjithë deputetëve, e jo vetëm subjektit të parë politik, ka thënë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Përmes Facebookut, Kurti ka bërë të ditur se u është drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve politike të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë të Kuvendit me një ftesë për takim të përbashkët.

Takimi është paraparë të mbahet të shtunën, më 28 qershor, në orën 16:00.

“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika