Prokuroria Speciale e Kosovës ka mohuar se ndonjë gazetar është nën hetim, pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, e cila akuzoi disa gazetarë për lidhje me Milan Radoiçiqin dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta, për Dukagjinin bëri të ditur se nuk ekziston asnjë procedurë hetimore apo rast i hapur që përfshin gazetarë.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se asnjë gazetar nuk është nën hetim nga Prokuroria Speciale dhe nuk ka asnjë rast të hapur që përfshin gazetarët. Prokuroria Speciale vazhdon të veprojë në përputhje të plotë me ligjin, duke ruajtur pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin në çdo rast”, ka njoftuar Luta.