Pas armëpushimit SHBA–Iran, bien çmimet e derivateve

Pas arritjes së armëpushimit dyjavor ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, ka nisur rënia e çmimeve të derivateve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, pavarësisht kësaj rënieje, çmimet vazhdojnë të mbeten më të larta krahasuar me periudhën para 28 shkurtit, kur shpërtheu konflikti.

Para nisjes së sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli, çmimi i naftës ishte rreth 72 dollarë për fuçi, ndërsa mesatarja gjatë vitit të kaluar kishte qenë rreth 69 dollarë.

Pas shpalljes së armëpushimit, çmimet pësuan rënie të ndjeshme, me mbi 13.5%, duke zbritur në rreth 94 dollarë për fuçi për naftën bruto Brent, e cila shërben si pikë kryesore referimi në tregjet globale.

Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se presioni mbi tregun mbetet, pasi prodhimi është ngadalësuar në vendet kryesore prodhuese në Lindjen e Mesme dhe nuk pritet të rikthehet shpejt në nivelet normale.

Si pasojë, sfidat në furnizim pritet të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika