Pas arrestimeve në Serbi studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Situata në Serbi ka hyrë në një fazë alarmante, pasi studentët e Universitetit të Beogradit kanë denoncuar arrestime masive dhe presion të vazhdueshëm nga autoritetet shtetërore të regjimit të Aleksandër Vuçiqit, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Në një deklaratë zyrtare të publikuar më 3 prill 2026, Universiteti i Beogradit ka bërë të ditur se policia ka ndërmarrë arrestime derë më derë ndaj studentëve, duke i ndaluar ata në prani të familjeve të tyre, vetëm një ditë para Ditës së Studentëve.

Sipas deklaratës, kjo është pjesë e një përshkallëzimi të vazhdueshëm ndaj komunitetit akademik, që ka nisur me bastisjen e Rektoratit më 31 mars, ku policia konfiskoi pajisje dhe kompjuterë, ndërsa ndërhyrja u transmetua nga mediat shtetërore si një spektakël politik.

Po atë ditë, mijëra studentë dhe qytetarë protestuan në mënyrë paqësore, por u përballën me përdorim force nga policia, duke thelluar shqetësimet për shkelje të të drejtave themelore dhe lirisë akademike.

Studentët kishin protestuar për më shumë se një vit, duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në Novi Sad, ku shembja e një strehe në stacionin hekurudhor la të vdekur 16 persona. Në vend të përgjigjeve institucionale, ata janë përballur me akuza penale, fushata denigruese në media dhe tani arrestime.

Në deklaratë theksohet se studentët “nuk janë kriminelë”, por po ndëshkohen për ushtrimin e të drejtës së tyre për protestë paqësore dhe për mbrojtjen e autonomisë universitare, të drejta të garantuara nga Kushtetuta e Serbisë dhe konventat ndërkombëtare.

Universitetit të Beogradit i ka bërë thirrje Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës që të reagojnë menjëherë, duke kërkuar dënimin e arrestimeve, hapjen e një debati urgjent për liritë civile në Serbi dhe dërgimin e një misioni monitorues.

Ky zhvillim shihet si një tjetër dëshmi e degradimit të standardeve demokratike në Serbi, ku regjimi i Aleksandar Vuçiqit po përdor aparatin shtetëror për të frikësuar dhe shtypur zërat kritikë, përfshirë studentët dhe komunitetin akademik.

Në vend të dialogut dhe transparencës, autoritetet po zgjedhin represionin, duke rikthyer praktika që evokojnë periudha të errëta të historisë së vendit – një sinjal shqetësues jo vetëm për Serbinë, por për gjithë rajonin dhe perspektivën evropiane të saj.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika