Pas Greqisë, Kurti udhëton në Slloveni për “Bled Strategic Forum”

Nga “Bled Strategic Forum” kanë bërë të ditur se kryeministri, Albin Kurti, do të marrë pjesë në të gjatë datave 28 dhe 29 gusht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në “Bled Strategic Forum”.

Ky forum mbahet në datat 28 dhe 29 gusht, ndërsa prezencën e Kurtit në forum e kanë konfirmuar nga vetë forumi.

“Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, do t’i bashkohet Forumit Strategjik të Bled më 28 dhe 29 gusht 2023 në Bled të Sllovenisë”, thuhet në njoftim.

 

Këtij udhëtimi po i parapin takimi me kryeministrin grek.

Kurti pritet të udhëtojë të hënën drejt Greqisë, për t’u takuar me homologun Mitosotakis.

Siç raportuan mediat greke, Kurti do të marrë pjesë në një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Bazuar në raportimet e “Politiko.al“, ftesë për këtë darkë ka pranuar edhe presidenti serb, Vuçiq.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika