Përpos 246 anti-tankeve amerikane, Javelin, ushtria e Kosovës në dispozicion do të ketë edhe një anti-tank tjetër të sofistikuar, nga një shtet i fuqishëm, anëtar i NATO-s.
Burime të TV Dukagjini, brenda Ministrisë së Mbrojtjes e kanë konfirmuar se anti-tanku gjerman, “Panzerfaust 3” shumë shpejt do të jetë në duart e ushtrisë sonë.
Të gjitha proceduart me Gjermaninë janë përmbyllur dhe gjatë janarit ose muajit shkurt në vitin që po hyjmë, anti-tankët e parë gjermanë pritet të arrijnë në Kosovë.
Sa do të jetë numri i tyre nuk dihet, por për që janë shumë të fuqishme dhe shumë të rëndësishme në botën ushtarake as që ka dyshim.
Anti-tanku, “Panzerfaust 3” mund të bartet lehtë në duar nga secili ushtar i përgatitur për përdorim.
Anti-tanku aktiviziohet nga një person e cili e bartë armën në duar, dhe për të qindtën e sekondës shkatërron mjete të blinduara si tanke moderne, mjete luftarake këmbësorie dhe automjete të blinduara luftarake, bunkerë, fortifikime, ndërtesa e infrastrukturë ushtarake.
Anti-tanku gjerman me shkurtesën, “PZF” me gjatësi 120 cm, peshon 13 kg. Me anti-tankun gjerman mund të qëllohet me lloje të ndryshme të municionit, varësisht nga objektivi.
Vetë kalibri 110 mm i predhës i cili ativizohet nga hedhësi 60 mm flet për fuqinë shkatërruese që ka
Shpejtësia fillestare e predhës është 165 m/s, dhe ajo mund të depërtojë në veturën e blinduar deri në 700 mm trashësi.
Në betone ose bunkere të blinduar dhe të fortifikuara me beton e armaturë, ajo depërton deri në 240 mm thellësi. Arma mund të përdoret nga një ushtar i vetëm për të goditur objektiva në lëvizje deri në 300 metra distancë, dhe objektiva statike deri në 400 metra.
Disa versione të këtij anti-tanku me të cilin janë të pajisura shtete si Gjermania, Japonia, Holanda, Zvicra, Belgjika, Italia e shtete tjera, ka rreze efektive deri në 600 metra distancë ndaj objektivit në lëvizje.