“Pas jush jo vetëm një shtet, por një komb i tërë” – Kurti viziton Përfaqësuesen e Kosovës para finales historike

Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar sot kampin e Kombëtares së Kosovës për t’i përgëzuar futbollistët dhe stafin për arritjen në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, si dhe për t’u shprehur mbështetje para ndeshjes vendimtare ndaj Turqisë.

Kurti vlerësoi paraqitjet e “Dardanëve”, duke theksuar se rrugëtimi deri në këtë fazë është plotësisht i merituar. Ai përmendi edhe statistikat e ekipit, duke nënvizuar se “10 gola në 7 ndeshje janë dëshmia më e mirë e këtij suksesi”.

Duke folur për kundërshtarin, Kurti tha se Turqia është ekip i fortë, por theksoi besimin që duhet të ketë skuadra.

“Mos e shikoni kundërshtarin më shumë se sa veten. Ju e keni kundërshtarin e fortë të martën mbrëma, por ata e kanë kundërshtarin më të fortë se ju, e ai jeni pikërisht ju djemtë e Kosovës”.

Ai shtoi se Kombëtarja përfaqëson jo vetëm shtetin, por edhe diasporën dhe gjithë shqiptarët, duke e cilësuar këtë mbështetje si forcë shtesë në fushë.

Ai ka theksuar se kualifikimi në Kupën e Botës përbën një hap të jashtëzakonshëm për vendin, duke e vendosur Kosovën në qendër të vëmendjes globale. Sipas tij, miliona shikues në mbarë botën ndjekin këtë ngjarje dhe përmes Kombëtares ekziston mundësia që historia dhe talenti i Kosovës të prezantohen në arenën më të madhe.

“Përmes juve si ekip e kemi mundësinë ta vendosim Kosovën dhe historinë e saj të qëndresës e talentit në sytë e mbarë njerëzimit. Pas jush është jo vetëm një shtet, por një komb i tërë. Janë tifozët në stadium, janë familjet tuaja, janë qytetarët në çdo banim, fshat e qytet dhe janë të gjithë shqiptarët kudo në botë. Kjo mbështetje masive është forca juaj dhe merreni me vete në fushë. Dhe mos harroni besimin për fitore në këtë finale e keni ndërtuar ju si ekip, me trajnerin dhe gjithë stafin udhëheqës dhe mbështetës”, shtoi Kurti.

“Ky është momenti për ta shkruar historinë tuaj dhe të Kosovës. Dilni në fushë dhe tregoni kush jeni. Luani lirshëm, luftoni për njëri-tjetrin dhe jepni maksimumin për çdo minutë të lojës. Na priftë e mbara!”, ka shtuar Kurti.

Në emër të ekipit, kapiteni Vedat Muriqi falënderoi kryeministrin, duke theksuar se skuadra do të japë maksimumin për të arritur kualifikimin historik.

Ndërkohë, përzgjedhësi Franco Foda vlerësoi mbështetjen institucionale dhe u shpreh i bindur se ekipi do të luftojë deri në fund për fitore.

Kosova do të përballet me Turqinë në ndeshjen vendimtare të “play-off”-it për një vend në Kupën e Botës 2026.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika