Learta Hollaj, Shefe e stafit të Presidentes së Kosovës, ka reaguar lidhur dekretimin e Vjosa Osmanit për shpërbërjen e Kuvendit.
Në një postim në Facebook ajo ka thënë se “Presidentja zbatoi atë që kushtetuta kërkon” duke shtuar se po të mos e nxirrte një dekret të tillë ajo do të shkelte Kushtetutën.
“Ta akuzosh atë për verbërim pushteti, monarki, arbitraritet e lloj-lloj fyerjesh që është turp t’i përmendim këtu, tregon se nuk keni si tolerancë minimale për njerëzit që thjesht mund të kenë interpretim ndryshe të Kushtetutës nga ai i juaji”.
Sipas saj, presidentja Osmani ka theksuar se e mirëpret në këtë çështje Gjykatën Kushtetuese dhe se do të respektojë çdo vendim që do të bëjë.
“Në një republikë, zelli për Kushtetutën është detyrë, jo ambicie”, ka thënë Hollaj në postimin e saj.
Dekreti për shpërndarje të Kuvendit është jokushtetues thotë Kurti