Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka takuar ministrin e Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Osman Ashkın Bak, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, në takim u shkëmbyen pikëpamje mbi një sërë temash, përfshirë situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet kryesore për të ardhmen, njofton Dukagjini.
Ulutash gjithashtu theksoi kontributin e kahershëm të Turqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme.