Pas Osmanit, Kasanof takohet edhe me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof.

Ky takim vjen në kuadër të vizitës së tij të parë në rajon si i dërguar special amerikan, pas ndalesës së tij në Serbi e Bosnje e Hercegovinë.

Teksa, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mirëpritur zëvendës ndihmës sekretarin amerikan, Kasanof, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Hovenier, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka shprehur pritjet për një vizitë produktive dhe mbështetje të vazhdueshme për Kosovën

“I lumtur ta mirëpres sot zëvendës ndihmës sekretarin Kasanof sot në vizitën e tij të parë zyrtarë në pozitën e tij aktuale në Kosovë dhe rajon. Presim një vizitë produktive, duke treguar mbështetjen tonë afatgjatë për popullin e Kosovës, duke adresuar shqetësimet e përbashkta dhe duke kërkuar që të arrijmë progress në rrugën evropiane të Kosovës si shtet sovran, i pavarur e multietnik”, ka shkruar Hovenier.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika