Pas pesë muaj e gjysmë në burgjet e Serbisë, lirohet ish-polici Arbnor Spahiu

Shtetasi i Kosovës, ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Policisë, Arbnor Spahiu, është liruar pas pesë muaj e gjysmë në burgjet e Serbisë. Teksa theksoi se ishte arrestuar padrejtësisht, në një adresim në Facebook, Spahiu njoftoi se është mirë, si dhe falënderoi qytetarët, institucionet, mediat dhe avokatin. Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tha se arrestimi i Spahiut dhe mbajtja e zgjatur në paraburgim, pa asnjë bazë, përbëjnë shkelje dhe se akuzat ishin të motivuara politikisht

Pesë muaj e gjysmë pas arrestimit në Serbi, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës Arbnor Spahiu është liruar dhe kthyer në shtëpinë e tij.

Spahiu – i cili ishte arrestuar më 7 qershor, me të hyrë në Serbi nga Hungaria teksa po udhëtonte me autobus nga Austria drejt Kosovës – nëpërmjet një adresimi në Facebook, njoftoi për gjendjen e tij.

“Dje në mesditë jam liruar nga burgu i Serbisë, ku kam qenë i arrestuar padrejtësisht që nga 7 qershori i këtij viti për akuza të rënda, të cilat kanë qenë pjesë e një procesi plotësisht politik dhe të padrejtë. Dua t’ju njoftoj se jam mirë, më i fortë se kurrë dhe mirënjohës për çdo mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë. Faleminderit nga zemra familjes sime, shoqërisë, bashkëfshatarëve, ish-kolegeve të mi të Policisë së Kosovës , institucioneve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë, për mbështetjen morale e emocionale, për vizitat dhe fjalët e mira që i dhanë forcë familjes sime”, ka shkruar ai.

Ai shprehu mirënjohje e falënderime për ata që e ndihmuan financiarisht, për avokatin kryesor Gvozden Grgur, për njerëzit dhe mediat që kontribuuan dhe e mbështetën.

“Gëzimin që po shoh në sytë e njerëzve, dashurinë dhe lumturinë për lirimin tim, nuk mund ta përshkruaj me fjalë, është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”

Teksa falënderoi institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare që kontribuuan në këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tha se ai arrestua dhe mbajt padrejtësisht.

“MPJD rithekson se akuzat e ngritura nga autoritetet e Serbisë kundër z. Spahiu kanë qenë të motivuara politikisht dhe të pabazuara në prova, ndërsa paraburgimi i tij i zgjatur ka shkelur të drejtën për proces të rregullt dhe trajtim të drejtë. Lirimi i z. Spahiu konfirmon qartazi se pretendimet e Serbisë lidhur me rastin në fjalë nuk kanë qëndruar dhe se përdorimi i sistemit të drejtësisë për presion politik ndaj qytetarëve tanë është praktikë që duhet të marrë fund”.

Serbia kishte arrestuar Arbnor Spahiun nën akuzat për “vrasje të rëndë” në Banjskë të Zveçanit në Shtator 2023, edhe pse ai nuk ishte pjesëmarrës në aksionin e Policisë aty e as pjesë e këtij institucionit atë kohë, pasi kishte dhënë dorëheqje më 2022./TVDukagjini

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika