Pas shtatë vjetësh në kërkim, vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për përgatitje të veprave terroriste

Një person është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest për shkak të veprës penale "përgatitje e veprave terroriste"

Foto ilustruese

Pas një urdhërarresti të lëshuar për përgatitje të veprave terroriste, një kosovar i kërkuar që nga data 9 nëntor 2016 është vetëdorëzuar të hënën në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari ishte në kërkim për një rast që lidhet me aktivitetet terroriste dhe u paraqit vetë në polici më 16 shtator 2024.

“I dyshuari mashkull kosovar është dorëzuar vetë në polici. Urdhërarresti ishte lëshuar nga gjykata për veprën penale të përgatitjes së veprave terroriste,” thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika