Pas shtyrjes së zgjedhjeve në veri, këtë të diel mblidhet KQZ-ja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte shtyrë zgjedhjet e parapara për 18 dhjetor në veri të Kosovës, për në prill të vitit të ardhshëm. Por, sot (e diel) KQZ-ja do të mblidhet për të diskutuar në lidhje me vendimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

Një ditë pas shtyrjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për KP, se mbledhja do të mbahet sot (e diel), duke filluar nga ora 11:00.

“Pas vendimit të Presidentes së Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimin e datës së re për mbajtjen e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë hapat e mëtutjeshëm”, tha Elezi në një përgjigje me shkrim.

Për shkak të rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, presidentja Osmani njoftoi se zgjedhjet janë shtyrë për në prill.

Ajo caktoi 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika